Reperi Lim Hoti, dikur bashkëshorti i këngëtares Albëresha me të cilin ka edhe një djalë, është demaskuar publikisht nga ish-bashkëshortja e tij. Albresha ka marrë shkas nga postimet që ajo i quan ‘të shtirura’, të reperit, pasi ka publikuar foto me të birin duke u shprehur se i mungon.
“Historia e jetës së djalit tim: Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta shpreh për herë të parë këtu se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati.
Qoftë edhe financiarisht. Është e thjeshtë që të postosh një foto për sytë e botës e të shkruash se i mungon, ama ti nuk ishe kurrë pranë tij kur ai tha fjalën e parë, kur ai ishte i sëmurë. Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë, por për femrat e tjera kishe para për të dalë dhe argëtuar duke e lënë djalin të varfër pasi vendose të na braktisësh.
Djali im është një fëmijë inteligjent, i zgjuar dhe ka plot dashuri nga familja ime, kurrë nuk do i mungojë asgjë”– shkruan Albresha në rrjete sociale.
